Nuk ka surpriza në Champions League, pasi Çelsi dhe Reali i Madridit kanë kaluar në raundin tjetër duke eliminuar respektivisht Gallatasarain dhe Shalken. Vëmendja ishte përqendruar në Londër, pasi Madridi e kishte zgjidhur kualifikimin një javë më parë në Gjermani. Blutë e Londrës e nisin mjaft mirë ndeshjen duke shënuar shumë shpejt me Samuel Eto. Sulmuesi arriti të zhbllokonte shifrat në minutën e 4 duke qetësuar Çelsin. Goli riktheu në mbrojtje turqit e drejtuar nga Mancini, të cilët nuk e kishin pritur një gol kaq të shpejtë.

Në vazhdim vendasit dominojnë lojën me aksione të shpejta nga krahët, miqtë mundohen të kundërpërgjigjen me forca të pakta në sulm, por nuk arrijnë të barazojnë. Madje pësojnë edhe një gol në fund të pjesës së parë, këtë herë me Geri Kahill, mbrojtësi qetësoi përfundimisht ‘Stamford Brigde’ dhe Murinjon që filloi të mendonte për raundin tjetër pa mbaruar pjesa e parë, pasi në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Real Madrid-Shalke
Pa shumë futbollistë të oracionit bazë Reali ia del që të mposhtë për të dytën herë gjermanët në pak ditë duke i eliminuar nga Chmapions me goleadë. Los Blankos shënojnë shumë shpejt me Ronaldon në pjesën e parë duke dhënë idenë se avantazhi i siguruar nga portugezi do të shoqërohej me gola të tjerë në pjesën e parë, por ndodhi e kundërta. Rasteve pa fund të krijuara nga vendasit, por të pa finalizuara me sukses u kundërpërgjigjet Shalke me një të vetëm duke dërguar topin në rrjetë me Tim Hoogland. Goli kishte dhe ndihmën e Ramos, pasi u devijua duke nxjerrë bllof portierin Casillas.

Pas golit të pësuar Reali hidhet i gjithi në sulm, por mungesa e eksperiencës nga Morata kushtëzuan golin e dytë, ndoshta edhe të tretin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Reali shënon edhe dy gola të tjerë duke siguruar 3-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 9-2. Golin e dytë për Realin e shënoi përsëri Ronaldo pas një spiranti të fuqishëm nga mesfusha, ndërsa ndeshjen e vulosi goli i Moratës. Fitorja e thellë e dërgon Realin në fundjavë në ‘El Clasico’ super të motivuar.


d.b/shqiptarja.com