Reali i Madridit ka vuajtur shumë por në fund e ka kaluar me sukses përballjen me Sociedad. Madrilenët në “Santiago Bernabeu” arrijnë të marrin një fitore me goleadë 4-3, pasi kundërshtari doli më i vështirë sësa parashikohej nga Hose Murinjo.
Golat për Real Madrid u shënuan nga Benzema në minutën e 2, Khedira 35’, Ronaldo 68’ e 71’.
Për Sociedad realizoi Prieto tre herë në minutat e 9’, 40’ e 76’.
Por ajo që ra më shumë në sy këtë ndeshje ishte ulja në stol për herë të dytë e portierit më të mirë në botë Iker Casillas.
Por dëshira e Murinjos nuk u realizua, pasi Adan u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 6' duke i lënë vendin Casillas-it.
Episodi i fundit i portugezit tregoi edhe njëherë që pa Casillas në fushë gjërat komplikohen akoma më shumë dhe se vetëm me të mund të fitojë.
/Shqiptarja.com