Revista prestigjioze “Forbes”, publikoi listën e klubeve të futbollit me të pasur në botë. Vendin e parë e mbajnë dy ekipet spanjolle, Reali i Madridit dhe Barcelona të ndjekur nga Manchester United.
Reali i Madrid vlerësohet si klub 2.47 miliardë Euro, gjatë vitit 2013 arkëtoi më shumë para se çdo ekip tjetër në botë, 485 milionë Euro, rritja nga viti 2012 është 4%.
Në vendin e dytë, Barcelona vlerësohet 2.3 miliardë Euro, arkëtoi 450 milionë Euro, rritja nga 2012 është 23%. ‘Djajve të kuq’ të United u është ulur vlera me 11% pas paraqitjes së dobët këtë edicion duke u vlerësuar me 2 miliardë Euro.
Edhe pse arriti të fitonte gjithçka Bajerni i Mynihut nuk shkon më shumë se vendi i katërt pavarësisht rritjes së vlerës me 41%, duke kapur shifrën e 1.3 miliardë Eurove.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com