Ekipi i Realit të Madridit ndodhet në prag të falimentimit, lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, të cilat analizojnë me saktësi të ardhurat e madrilenëve dhe shpenzimet marramendëse që kanë kryer vitet e fundit në merkato. "Galaktikët" kanë arritur që të sjellin në Madrid emra të njohur të fubollit botëror si Ronaldo, Kaka, Ozil, Pepe, Benzema por edhe shumë të tjerë.

Pas suksesit të madrilenëve qëndrron pa dyshim presidenti Florentino Perez me kompaninë e tij gjidante të ndërtimit “ACS Construcciones”, e cila rënditet e treta në botë përsa i përket kapitalit që zotëron në këtë fushë. Por ditëve të lumtura, kur paratë derdheshin lum në ekipin Mbretëror duket se po ju vjen fundi pak nga pak, pasi pikërisht sektori ku investon njëshi i Realit, Perez është prekur nga kriza.

Aktualisht “ACS” ka marrë një kredi prej 900 milion eurosh tek banka spanjolle “Bankia”, e shtetëzuar tashmë për shkak të krizës dhe Real gëzon një borxh prej 500 milion euro. Banka, e gjendur ngushtë i shtriu dorën për ndihmë Bankës Qendrore Europiane duke përdorur si kolateral (garanci për rikthimin e parave) pikërisht futbollistët madrilenë. Si kolateral u vëndosën shumat e shfrytëzuara nga Real Madrid për blerjen e Ronaldo dhe Kaka. Po nëse falimenton Bankia, çfarë ndodh me Real Madrid? Skenari më i keq, por edhe më i mundshëm është falimentimi.

(d.b/shqiptarja.com)