Reali i Madridit është lider i kampionatit spanjoll të futbollit duke u rikonfirmuar pas fitores me rezultatin e thellë 3-0 përballë Levantes në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.
Los Blankos nuk e patën të vështirë që të siguronin fitoren përballë miqve duke shënuar me Ronaldon një super gol me kokë pas një harkimi të bukur nga këndi.
Goli i dytë u shënua nga Marselo, braziliani shmangu bukur dy mbrojtës në zonë më pas lëshoi një silurë drejt portës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të reagonte.
Për trefishimin e rezultatit mendoi Karabelas duke shënuar autogol. Pas kësaj jave, Reali kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Atletiko Madrid me 64 dhe Barcelona me 63.
Seria A
Juventusi konfirmohet edhe njëherë si ekip pa rivalë në kampionatin italian të futbollit. Pas 27 javësh bardhezinjtë janë ngjitur në kuotën e 72 pikëve, me 14 pikë më shumë se sa Roma që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Fitorja përballë ekipit të Fiorentinës afron akoma më shumë ekipin e Conte-s me titullin kampion.
Përballë Fiorentinës në shtëpi, ‘Zonja e Vjetër’ dominoi lojën, por nuk shkoi më shumë se një gol. Kundërshtari arriti të rrezikonte portën e Buffon vetëm njëherë në minutat e fundit të pjesës së dytë duke goditur traversën.
90’ folën vetëm për vendasit që golin e fitores e shënuan me Asamoah, i cili pasi shmangu me një finte të bukur dy kundërshtarë në zonë lëshoi një predhë në drejtim të portës duke e ndalur sferën në rrjetë.
Interi e ka festuar 106 vjetorin e themelimit me një fitore të rëndësishme përballë ekipit të Torinos me rezultatin minimal 1-0 me gol të shënuar nga Palacio.
Pavarësisht tre pikëve që mori, loja nuk ishte shumë bindëse dhe nuk premton për sukses nëse nuk do të ndërhyhet fuqishëm në merkaton e verës.
Surprizë ka qenë humbja e Lacios në shtëpi me stadiumin bosh përballë ekipit të Atalanës 1-0. Napoli ka fituar me Romën me rezultatin 1-0, autori i golit për vendasit ka qenë Calejon.
Fitorja mban gjallë shpresat e Napolit për vendin e dytë këtë edicion, pasi i afrohet Romës, ndërsa shpresat e kryeqytetasve për titullin shuhen plotësisht.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com