Reali i Madridit ka gati ofertën për Cristiano Ronaldon për rinovim në fund të edicionit.
Shumë që do ti ofrohet portugezit është 15 milionë euro duke u bërë futbollisti më i paguar në historinë e merenguesve, por do të barazohej edhe me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi.
Divergjencat midis ekipit dhe portugezit qëndrojnë në ndarjen e të drejtës së imazhit të Ronaldos. Aktualisht të drejtat janë ndarë 50 me 50, por Ronaldo kërkon që të përfitojë 100 % të drejtës së imazhit.
Një kërkesë e tillë nuk pranohet nga drejtuesit e Realit, por janë të gatshëm që të negociojnë. Megjithatë Ronaldo është shumë larg Realit pas përplasjeve edicionin e fundit në shumë drejtime, pasi nuk ka qenë në qendër të politikave të klubit.
Por presidenti Perez është i njohur për lëvizjet e tij në orët e fundit, aq më tepër këtë verë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet për presidencën e re të 9-herë kampionëve të Evropës. Kështu që vera do të sjellë shumë risi me ose pa Ronaldon.
dylber balla
/Shqiptarja.com