Reali në gjysmëfinale, Ronaldo
rekord, Çelsi në prag eliminimi

Reali i Madridit është me një hap në gjysmëfinalen e Champions League pas fitores përballë ekipit të Dortmundit me rezultatin 3-0. Galaktikët mposhtën gjermanët vetëm në 3 minuta lojë, pasi arritën që të zhbllokonin shifrat me Garet Bale. Sulmuesi pas një pasimi nga Carvajal zgjatet mjaft mirë në zonë duke bërë të pavlefshëm ndërhyrjen e portierit dhe dërguar topin në rrjetë.

Pas golit miqtë kthehen në mbrojtje, ndërsa vendasit e drejtuar  nga Ancelotti hidhen të gjithë në sulm për golin e dytë. Ronaldo, Benzema dhe Modric krijuan shumë mundësi për shënim, por portieri i Dortmundit u mohoi golin e dytë deri në minutën e 27 kur Isco shënon golin e dytë me një gjuajtje jashtë zone.

Meritë të vecantë në golin e dytë ka padyshim edhe Alonso, i cili rikuperoi topin duke pasur saktë për mesfushorin e talentuar spanjoll, që nuk e kishte të vështirë të shënonte. Në minutat në vazhdim vlen të theksohen edhe pritjet e portierit Casillas, që neutralizoi disa topa të rrezikshëm. Në pjesën e dytë nuk kishte si të mungonte edhe Ronaldo që shënon golin e tretë dhe të 14 në Champions duke thyer rekordin e Mesit.

PSG-Çelsi
Emocionuese ka qenë edhe ndeshja tjetër mes PSG dhe Çelsit e zhvilluar në Francë, e përfunduar 3-1. Vendasit përballë publikut të tyre kanë shumë shpejt në avantazh me Lavecin në minutën e 4 duke e bërë lojën akoma më të bukur në vazhdim. Londinezët kurrsesi nuk u pajtuan me shifrat duke u zhvendosur në sulm për të barazuar rezultatin. Pas disa tentativave blutë fitojnë një 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol Hazard duke vendosur barazpeshën.

Në minutat e fundit të ndeshjes Hazard goditi edhe shtyllën me një gjuajtje fluturimthi duke shpëtuar ekipin e Blanc nga goli i dytë, ndërsa Cavani pretendoi një penallti pas një ndërhyrje të Cahill në zonë, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi duke vazhduar lojën. Nuk munguan edhe përpjekjet e Ibrës për të lënë gjurmë në pjesën e parë, por pa shumë rezultat, pasi Murinjo si njoh i mirë i aftësive të tij, arriti të bllokonte me kujdes. Në pjesën e dytë të ndeshjes Luiz shënon autogol në portën e tij, ndërsa Pastore në fund ka shënuar golin e tretë.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale