Reali i Madridit do të luajë sonte në mbrëmje përballë ekipit të Vajekanos në transfertë për javën e pestë të kampionatit spanjoll. Ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmë u shty për shkak të një sabotimi, pasi kabllot që furnizonin me energji elektrike stadiumin e Vajekanos, në periferi të Madridit u prenë në mënyrë të qëllimtë. Incidenti u zbulua vetëm dy orë përpara fillimit të sfidës më Realin.

Kjo ngjarje bëri që ndeshja të shtyhej për sonte. Madrilenët e drejtuar nga Murinjo do të kërkojnë fitoren me cdo kusht si rrugën e vetmë për të mbajtur ende gjallë shpresat për të fituar titullin kampion, pasi Barcelona është shkëputur me një distancë të konsiderueshme përpara. Vendasit e Vajekanos do të tentojnë surprizojnë në derbi.

(d.b/shqiptarja.com)