Realizimi i buxhetit, 8-mujori,
mungojnë 15 miliardë lekë

Realizimi i buxhetit, 8-mujori,<br />mungojnë 15 miliardë lekë
Financat thellojnë deficitin. Deficiti buxhetor ka vazhduar të thellohet edhe gjatë muajit gusht. Rezulton se arkës së shtetit i mungojnë rreth 3.8 miliardë lekë nga shuma që ishte parashikuar të grumbullohej. Burime nga dikasteri i Financave bëjnë të ditur për median se, ndonëse të dhënat janë ende paraprake dhe ato mund të jenë objekt rishikimesh dhe saktësimesh, është e sigurtë që administrata fiskale po thellon deficitin buxhetor nga muaji në muaj.

Referuar të dhënave, të ardhurat nga administrata tatimore e doganore, për muajin gusht rezultojnë 3.8 miliardë lekë më pak se parashikimi. Pra, ishin parashikuar të mblidheshin rreth 29.8 miliardë lekë, ndërkohë që janë arkëtuar vetëm 26 miliardë lekë. Duke iu referuar statistikave fiskale të 7-mujorit, të ardhurat për këtë periudhë kishin një mosrealizim prej 11.5 miliardë lekësh nga planifikimi i fillimvitit, çka arrin në një total prej mbi 15 miliardësh, duke llogaritur mosrealizimin e muajit gusht.  

Sipas ekspertëve të fushës, kjo situatë është shkaktuar si rrjedhojë e efektit të politikave lehtësuese fiskale që ndërmori qeveria para zgjedhjeve, si dhe nga mosrealizimi shumë i lartë i të ardhurave prej pushtetit vendor. Ndërkohë, gjatë fushatës elektorale mjaft biznese iu janë shmangur detyrimeve.

Ecuria jo e mirë në realizimin e të ardhurave e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë gjithë muajve të këtij viti. Në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën e 360.6 miliardë lekëve, shpenzimet në 409.5 miliardë lekë dhe deficiti në vlerën 48.9 miliardë lekë.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë