Realizohet me sukses koronarja e  
parë në zemër në Spitalin e Shkodrës

Realizohet me sukses koronarja e  <br />parë në zemër në Spitalin e Shkodrës
Ndërhyrja e parë koronare në Spitalin e Shkodrës është realizuar me sukses të plotë. Ekipi i mjekëve kardiologë Edvin Prifti, Roland Xhaxho dhe Luan Dragusha realizuan me sukses ndërhyrjen e parë në këtë spital.
 
Koronarografia kryhej vetëm në spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa tani shtohet edhe ai i Shkodrës, pas suksesit të shënuar nga tre mjekët e njohur, të cilët vetëm gjatë kësaj të shtune kanë kryer dy ndërhyrje në zemër.  
 
Mjeku kardiolog Edvin Prifti, shkruan në Facebook ky moment është eventi më i madh klinik në këtë qytet.
 
koronarografi
(Operacioni në zemër, në Spitalin e Shkodrës)

"Koronarografia e parë në Shkodër. Eventi më i madh klinik në këtë qytet. Urime kardiologut të talentuar dr. Luan Dragusha që sot kreu me sukses dy koronarografitë e para. Suksese të mëtejshme dhe sa më shpejt të hapim kardiokirurgjinë në këtë qytet të mrekullueshëm dhe të bekuar", shkruan Dr.Prifti. 

Koronarografia është një ekzaminim, që siguron një pamje të hollësishme të enëve që furnizojnë me gjak zemrën (arteriet koronare) nëpërmjet përdorimit të rrezeve X. Ky ekzaminim realizohet duke futur brenda trupit të pacientit përmes një porte hyrëse, zakonisht një enë gjaku që kalon në pjesën e sipërme të kofshës apo në krah, një tub plastik të gjatë, të hollë dhe fleksibël të quajtur kateter.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj