Realizohet me sukses trasnplanti
i mëlçisë në Spitalin Amerikan

Realizohet me sukses trasnplanti<br />i mëlçisë në Spitalin Amerikan
TIRANE - Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në Shqipëri vijon me suksesin e realizimit të transplanteve të kryera, ku së fundmi është realizuar transplanti i mëlçisë.

Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses transplantin e mëlçisë tek pacienti 34 vjeçar, B. Xh i cili iu nënshtrua para më shumë se dy javësh transplantit të heparit (mëlçisë) në Spitalin Amerikan.

Ekipi i specializuar i përbërë nga mjekë të huaj dhe shqiptarë si Prof. Dr. Sadik Ersoz , Dr. Kadir Burak Koza dhe Dr. Arben Murati, kirurgë të përgjithshëm kanë realizuar me sukses këtë ndërhyrje sa të veçantë edhe të vështirë për kirurgjinë sot në vend.

Pacienti ishte diagnostikuar me hepatit B, i cili i kishte shkaktuar cirozë të mëlçisë. Dhurues për këtë pacient ishte nëna e tij 60 vjeçare, që pas ekzaminimeve të duhura, mjekët siguruan që organi i saj i mëlçisë përshtatej për këtë transplant.

Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare por dhe atë rajonale, doli me sukses. Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, pacienti dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.

Pacienti, sot pas më shumë se dy javësh ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të ekipit të specializuar të mjekëve të Spitalit Amerikan.

spitali amerikan
(Në foto: Spitali Amerikan II)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ