Realizoi ëndrrën për Botërorin, mesfushori i Anglisë del nga fusha i dëmtuar! Rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Realizoi ëndrrën për Botërorin, mesfushori i Anglisë del nga fusha i dëmtuar! Rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

James Maddison

James Maddison la fushën i dëmtuar në javën e 15 në Premier League. Leicester fitoi në transfertë 0-2 me West Ham dhe golin e parë për "Dhelprat" e shënoi pikërisht Maddison në minutën e tetë. Vetëm 25 minuta për mesfushorin e Anglisë, që la fushën i dëmtuar.

Lojtari që pak ditë më parë mori ftesën për të qenë në Botërorin e Katarit me "Tre Luanët" bëri shenjë për të dalë nga fusha, me gradën e dëmtimit që ende nuk dihet. James mund t'i bashkohet yjeve të shumtë që për shkak të dëmtimit janë jashtë Botërorit. Nëse pak orë më parë ftesa për në Katar bëri t'i plotësohej ëndrra e fëmijërisë, sot për Maddison ka dhimbje dhe pasiguri për të ardhmen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?