Realizoi portretin mozaik të Joe Biden, artisti nga Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ ishim me artistin kosovar Alkent Pozhegu, i cili së fundmi ka qenë në vëmendjen e medias ndërkombëtare për potretin mozaik të presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joe Biden.

‘’ Këtë mozaik të Joe Biden e kam realizuar brenda ditës, kam filluar në orën 9 në mëngjes dhe rreth orës 3 në mesditë e kam përfunduar sepse më është dashur të koordinohem me një mik timin, fotograf që ta realizojë pak më herët, t’i bëjmë disa fotografi dhe t’i dërgojmë në agjensinë franceze dhe t’i publikojnë’’ tha ai.

Mozaiku është realizuar në mënyrë të veçantë duke përdorur drithëra: 

‘’ Mozaiku është realizuar me oriz, fara luledielli, misër i bardhë, i kuq dhe grurë’’ tha artisti Pozhegu.

Ndërsa shprehet se momenti më i veçantë ishte kur fotografitë e punimit të tij janë publikuar në gazetën prestigjoze New York Times, duke u zgjedhur fotografia e ditës.

Artisti Kosovar ka qenë edhe më parë në vëmendjen e mediave të ndryshme prestigjoze ndërkombëtare. Ai ka realizuar mozaikë të personazheve të ndryshëm si ai i ish-presidentit Donald Trump, këngëtares Rita Ora etj, ndërkohë që ka thyer dhe rekordin Guiness me mozaikët e tij. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?