Rebecca Passler, e pezulluar për doping, mund të marrë pjesë tashmë në Olimpiadën Dimërore 'Milano-Cortina 2026'. Vendimi është marrë nga Trupa Kombëtare e Apelit, që ka pranuar rekursin e sportistes italiane për pezullimin provizor.

Ajo kishte rezultuar pozitive ndaj një substance të ndaluar pas një kontrolli të bërë më 26 janar. Sportistja 24-vjeçare mund të marrë pjesë në garën e stafetës javën e ardhshme.

Pasi CAS-i deklaroi se nuk kishte juridiksionin për rekursin, sot Nadab njohu vlefshmërinë e marrjes së pavullnetshme, ose kontaminimin e pavetëdijshëm të substancës. Rebecca Passler do t’u bashkohet shoqeve të skuadrës nga e hëna e 16 shkurtit.

“Kanë qenë ditë të vështira. Kam besuar gjithmonë në pastërtinë time dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur; avokatët, federatën, familjarët dhe miqtë. Tani mund të përqendrohem 100% te biathloni", tha Passler.


Lajmi kryesor:

'Milano Cortina'/ Francesca Lollobrigida i jep dy medalje ari Italisë, Gjermania dominon në Lugen ekipore! Norvegjia prin 'të artat'