Rebelimi i regjisores
profesioniste Sesilia Plasari

Rebelimi i regjisores<br />profesioniste Sesilia Plasari
Këto ditë  në media është intensifikuar  revolta dhe  rrebelimi i regjisores profesioniste dhe me integritet Sisilia Plasari. E para herë në historinë e teatrit shqiptar një regjisore rrebelohet per cilesinë e spektaklit dhe dhunimin e të drejtës së autorit. Vlerësoj guximin e Sisilia Plasarit. Pas promovimit të sukseshëm të spektaklit “Liri në Bremen” në Teatrin Kombëtar e dhjera shfaqjesh të tjera dhenë sipas programimit, trupa e spektaklit bën pushim  një muaji e ca.

Pa u konsultuar me regisoren, shfaqja u planifikua të jepej përsëri me disa ndryshime e korrektime në vidio-projeksion i cili funksionte si prolog. Korrigjimet, riparimet dhe provat do t’i kryente tashmë sekretarja e drejtorit që do lozte rolin e regjisores, bashkë me aktorët, skenografen dhe imazhistin, siç artikulon në një intervistë Plasari, mbasi marrëdhëniet me drejtorin ishin acaruar. Nuk do të hyj në shkaqet e acarimit drejtor-regjisore, gjer në refuzim nga i pari, por në fokus do të kem thelbin e  problemit që dua të theksoj dhe kumtoj.   
Megjithëse e sfiduar dhe e revoltuar shqetësimi i regjisores profesioniste dhe me integritet Plasari, një ditë para se të rishfaqej “Liri në Bremen” shkon në skenë në provën  e  fundit para se të dilte  në publik. Regjiura sipas saj ishte dhunuar. Cilësia isht zvjordhur. Spektaklin e konsideron të papranueshme të shfaqej. Sipas saj  do të kompromentone vlerat e spektaklit që ajo kishtë ndërtuar dhe kish korrur suksesin.

Pa mëdyshje deklaron dorëheqjen. Ky nuk është spektakli im. Ndërda teatri e shfaq sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje togfalëshi Regjisore Sisilja Plasari  qëndron në afishet e madha.
Këtë unë e konsideroj skandal, dhunë ndaj spektaklit dhe  sfidë ndaj regjisores. Është një llojë censure e frikshme për lirinë krijuese regjosoraiale dhe të drejtën e autorit.
Mbështes regjisoren e talentuar dhe me personalitet, e cila në gjykimn tim si kritik do të jetë një zë i veçantë dhe i fuqishëm i regjisurës sonë të re në të ardhmen.  Në një shoqëri të lirë e të hapur, liria krijuese e artistit është e pacënueshme, si rrjedhojë vepra, drama, spektakli janë krijesa të autorëve dhe regjisorëve. Asnjë ndryshim nuk mund t’i bëjnë spektaklit as drejtori, as bordi me kritik, regjisor, aktor, skenograf prej profesionistësh, le më po të jetë prej gazetarësh, administratorësh apo edhe prej Prof. Dr.(që nuk janë specialistë të teatrit), - pa u konsultuar me regjisoren dhe  pa marrë miratimin e saj.

Shpresoj të reflektojë drejtori i TK, për këtë qasje të gabuar. Respektimi i të talentuarve dhe veçanërisht i atyre që synojnë rendet e epërme artistike dhe estetike dhe sjellin prurje të reja,  si  regjisorja Sisilia Plasari me këtë spektakël, është dhe duhet të jetë, arti i të drejtuarit të çdo drejtuesi profesionist, me kulturë, dije, qytetari, i shqetësuar për zhvillimin dhe reformimin e teatrit tonë kombatar, mision që mund ta realizojnë vetëm më të talentuarit.

Shestimi dhe formësimi regjisorial i spektaklit “Liri në Bremen” i Plasarit, mennaxhimi i gjithë komponentëve për të krijuar një shfaqje ansambël, me një vizion të qartë se çfarë do t’i thote spektatorit dhe si duhet t’ia thotë, janë ide të saja, vështrim i saj ku të gjithë elementët përbërës të spektaklit, i ka vënë në funksion të Geshe- si protagoniste; askush, as edhe një frazë nuk mund ta heq pa miratimin e regjisores.

Tragjedia e Fasbinderit, është jashtëazakonisht e vështirë për t’u inskenuar, është në tragjedi ku Geshe protagonistja është personazh tragjik, po edhe dramatik e komik, personazh psikologjik kompledks, - një vrasëes seriale “monstër”, “kriminele e bukur” e quan autorja, por edhe një grua luftëtare për dashurinë e lirë dhe lirimin nga nga vargonjtë e botës maskiliste, patriarkale,  që i flet bukur dhe magjishëm edhe realitetit tonë, ku dhuna ndaj gruas shfaqet po aq e egër dhe kriminale, në forma e mënyra të ndryshme, siç e kam analizuar në studimin “Sfida e regjisores në spektaklin “Liri në Bremen”, që së shpejti do ta publikoj.
 
Shkrimi u publikua sot(15.02.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf