“Rebelohet” Rovena Dilo: Halabakët po ushqejnë me muzikë banale tregun muzikor shqiptar (VIDEO)

E cilësuar si pjesë e një brezi këngëtarësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Rovena Dilo njihet padyshim si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Me një karrierë të gjatë muzikore, Rovena ka dhënë shumë për muzikës shqiptare duke sjellë këngë me mesazhe të rëndësishme për shoqërinë. Megjithatë Rovena thotë se tregu muzikor shqiptar është i keq-orientuar.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rovena foli së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj Hit Man dhe Rolla, rreth këngës “Cinderella”, me të cilën do të konkurojë këtë vit në Këngën Magjike.

E pyetur se cili është bashkëpunimi më i suksesshëm, me Produkt 28 vite më parë apo Hit Man dhe Rolla, ajo ‘refuzon’ të përgjigjet drejtpërdrejtë, por thotë së kur rritesh gjërat bëhen më të bukura.

“Kur rritesh gjërat bëhen më të bukura. Jam në një moment shumë të mirë, jam e lumtur që kam gjetur dy djemtë si bashkëpunëtorë. Një kritikë që na bëjnë neve brezit të fortë të këngës moderne shqiptare të pas viteve '90 është që prodhojmë shumë pak këngë. Kjo është një arsye më shumë që në treg dëgjohet muzikë skarco. Këto këngë edukojnë tregun tonë jo fort të orientuar mirë. Por brezi nuk duhet të edukohet kështu. Psh Greqia e ka shumë të fortë strukturën edukatore muzikore, ka traditë në muzikë. Kurse këtu futet një ‘halabak’ duke kënduar dhe edukon me tmerr muzikal, me muzikë banale fëmijët. Muzika është ushqimi kryesor i shpirtit!” shprehet këngëtarja.

VIDEO-Emisioni Rreze Dielli në Report TV, e ftuar këngëtarja Rovena Dilo

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?