Reçel me hurma

Përbërësit:

  • 1 kg hurma të pjekura mirë
  • 600–700 gr sheqer
  • 1 gotë ujë (200 ml)
  • Lëngu i 1 limoni

Përgatitja:

Pastrojmë hurmat. Heqim farat dhe lëkurën nëse janë shumë të forta, i presim në copa dhe i vendosim në tenxhere bashkë me sheqerin dhe ujin. I lëmë 20 minuta që të nxjerrin lëngun e tyre dhe më pas i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa masa të fillojë të trashet. E përziejmë vazhdimisht që të mos ngjitet, më pas ulim zjarrin dhe e lëmë reçelin të ziejë ngadalë 35–45 minuta. Reçeli duhet të bëhet kremoz dhe i dendur. Në 5 minutat e fundit shtojmë lëngun e limonit. Reçelin e testojmë duke hedhur një pikë në pjatë: nëse nuk rrëshket, është gati. E hedhim në kavanoza sterilë, i mbyllim fort dhe i kthejmë përmbys 10 minuta.

Këshilla nga Albana: Nëse dëshiron aromë më të thellë, shto një shkop kanelle gjatë zierjes dhe hiqe në fund.