Reçel me luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 1 kg luleshtrydhe të freskëta
  • 700–800 gr sheqer (sipas shijes)
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Lajini mirë luleshtrydhet, hiqni bishtat dhe pritini në gjysmë. Vendosini në një enë me sheqerin dhe lërini për 2–3 orë, ose gjatë natës. Kjo ndihmon që fruti të lëshojë lëngun natyral. Vendoseni përzierjen në zjarr mesatar duke larguar shkumën me lugë. Ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë për 25–35 minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni lëngun e limonit në fund (ndihmon në ruajtjen dhe në trashje). Vendosni një pikë reçel në një pjatë të ftohtë: nëse nuk shpërndahet dhe mban formë, është gati. Hidheni të nxehtë në kavanoza të sterilizuara, mbyllini dhe kthejini përmbys për disa minuta.