Stërvitja “REDONI BLU-2026”, me temë: “Rritja e aftësive koordinuese dhe kompaktësimi i veprimeve të efektivave të anijeve në rast të ndotjeve detare, në bashkëpunim me institucionet e tjera me interes në det, në përgjigje ndaj një emergjence civile të shkaktuar nga ndotja detare”, po zhvillohet prej dy ditësh në Gjirin e Vlorës.
Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje është rritja e gatishmërisë dhe koordinimit ndërinstitucional për përballimin e emergjencave civile në det, si dhe forcimi i kapaciteteve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në hapësirën detare.
Stërvitja po zhvillohet nga anijet e Forcës Luftarake Detare, në bashkëpunim me strukturat e Guardia di Finanza, duke simuluar situata të ndryshme emergjente që lidhen me ndotjen detare dhe sigurinë në det.
Aktiviteti është përqendruar në një hapësirë detare që shtrihet nga zona e Plazhit të Vjetër deri në zonën e Kalasë, ku forcat pjesëmarrëse po realizojnë manovra dhe operacione të koordinuara në funksion të reagimit të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente.
Komente









