Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali

Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali

Personeli italian duke u kthyer në Itali

Teksa marrëveshja për emigrantët mes Romës dhe Tiranës ka ‘frenuar’ për shkak të pengesave nga gjykatat italiane, një pjesë e madhe e personelit italian në qendrat e paraburgimit në Shëngjin e Gjadër, po rikthehet në Itali.

La Repubblica njofton se të gjithë operatorët socialë të Medihospes - kooperativa që menaxhon qendrat për mbajtjen dhe riatdhesimin e emigrantëve - do të kthehen deri nesër në Itali.

“Në anën tjetër të Adriatikut kanë mbetur vetëm disa shqiptarë që kujdesen për shërbimin shëndetësor dhe pastrimin, si dhe shtatë italianë: drejtori dhe disa punonjës administrative. Askush nuk është aty për të menaxhuar emigrantët. Dhe, në fakt, emigrantë nuk ka. Që nga 11 tetori, kur këto qendra u bënë funksionale, ato pothuajse nuk kanë pasur fare të strehuar”, - pretendon media italiane.

Po ashtu, La Repubblica njofton rikthimin e 50 policëve, duke reduktuar numrin e forcave italiane të sigurisë në këto qendra, nga 220 në 170.

Anija Libra e Marinës Ushtarake italiane është ndaluar përkohësisht, zyrtarisht për shkak të motit të keq. Ekuipazhi mund të rikthehet brenda 24 orësh, por për momentin nuk ka udhëtime të planifikuara.

Edhe funksionarët e komisioneve territoriale për mbrojtjen ndërkombëtare, që duhet të shqyrtonin rastet e emigrantëve, janë caktuar për detyra të tjera.

Shpresat e qeverisë janë tani të lidhura me ndryshimet ligjore që synojnë zëvendësimin e seksioneve të imigracionit në gjykatat italiane me Gjykatat e Apelit, duke shpresuar që gjyqtarët të vendosin ndryshe nga Gjykata Evropiane.

Gjithashtu, më 4 dhjetor pritet që Gjykata e Kasacionit të japë një vendim mbi ankesat e Ministrisë së Brendshme kundër mosmiratimit të ndalimeve në Shqipëri dhe kundër kompetencës së gjykatave për të kontrolluar listën e vendeve të sigurta.

Por gjyqtarët mund ta shtyjnë sërish çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, ku tashmë janë në pritje disa çështje të tjera. Edhe me procedurë urgjente, do të duheshin disa muaj të tjerë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën

Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën