Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker deklaroi se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje, që do t'iu mundësonte dy vendeve normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e rrugës drejt integrimit evropian.
''Besojmë se një marrëveshje e tillë është e mundur të arrihet, sepse të dyja palët kanë punuar në mënyrë konstruktive'', deklaroi diplomati i lartë amerikan për gazetën serbe ''Danas''.
''Nëse nuk ka një marrëveshje, atëhere i mbetet BE-së që të përcaktojë se si Serbia dhe Kosova mund të vazhdojnë të realizojnë qëllimet e tyre për integrimin evropian'', theksoi Reeker.
Ai ritheksoi mbështetjen e plotë të SHBA-së për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Takimi i radhës mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit është caktuar për më 2 prill. Bisedimet zhvillohen në Bruksel, nën patronazhin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, informon mia.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com