Reeker: Zgjedhjet serbe në Kosovë
do nxirrnin përfaqësues pa autoritet

Reeker: Zgjedhjet serbe në Kosovë<br />do nxirrnin përfaqësues pa autoritet
NJU JORK- Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker shprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë, në Veriun e Kosovës të cilat do të nxirrnin përfaqësues pa autoritet.

“E kemi shprehur shumë qartë dhe OKB-ja e ka bërë gjithashtu të qartë se mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë jo nën juridiksionin e Kosovës do të nxirrte përfaqësues që nuk do të kishin autoritet”- deklaroi Reeker,citon zëri i Amerikës.

Reeker tha se SHBA mbështet aspiratat euro-atlantike të rajonit dhe vlerësojnë si pozitive zhvillimet e fundit por shtoi se ka ardhur koha për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Zoti Reeker tha se një nga marrëveshjet që duhet vënë në zbatim është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit. Ai theksoi nevojën e lëvizjes së lirë për EULEX-in dhe KFOR-in në gjithë Kosovën. Zoti Reeker u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë, në Veriun e Kosovës.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për shtimin e njohjeve dhe i inkurajojnë në këtë drejtim udhëheqësit e huaj të vendeve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Vendet që nuk e njohin Kosovën duhet ta bëjnë një gjë të tillë sepse ne mendojmë se është e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe është shumë e qartë siç e bëri të qartë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që deklarata e pavarësisë ishte në përputhje me rezolutën 1244 dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Zoti Reeker tha se Uashingtoni i nxit ta bëjnë një gjë të tillë edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe theksoi se Këshilli Evropian mori një hap të rëndësishëm me studimin e fizibilitetit dhe se e gjithë ideja e integrimit të Ballkanit Perëndimor është që këto vende të përfshihen në familjen evropiane.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën