Referenca e patates, Shqipëria
tërhiqet pas presionit kosova

Referenca e patates, Shqipëria <br />tërhiqet pas presionit kosova
PRISHTINE – Presioni i Prishtinës ka dhënë rezultat e para: autoritetet shqiptare kanë pranuar të kthejnë çmimin e referencës për pataten në nivelin e mëparshëm, atë prej 14 cent. Lajmi është bërë i ditur për Shqiptarja.com nga Bernard Nikaj, këshilltar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. Sipas Nikaj, çmimi referent për pataten u kthye në nivelet e mëparshme që prej ditës së djeshme.

Prej disa kohësh Shqipëria kishte filluar të aplikonte një çmim reference prej 24 cent. Prishtina zyrtare kishte kërcënuar Tiranës se nëse nuk ndryshonte politikë, edhe ajo do të fillonte të aplikonte të njëjtat masa për produktet e Shqipërisë. “Nëse edhe nesër (sot) nuk hiqen çmimet referente për pataten, atëherë do të fillojmë edhe ne të aplikojmë të njëjtën gjë në produktet e tyre, vetëm se jo në patatet, pasi ne nuk importojmë patate”, tha ministrja kosovare e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, në një intervistë.

Mesazhi i saj mesa duket ka mbërritur i qartë në Tiranë.

(rg/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Një polic i vrarë në Serbi, autoritetet në kërkim të sulmuesit

Një polic i vrarë në Serbi, autoritetet në kërkim të sulmuesit