Referendumet, Lleshi nxjerr
zbuluar Partinë Demokratike

Referendumet, Lleshi nxjerr<br />zbuluar Partinë Demokratike
TIRANE- Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi dekonspiroi dje në mënyrë fragmentare Partinë Demokratike lidhur me kërkesat që janë bërë në KQZ për referendumet lokale. Kjo sepse, sipas PD-së kërkesën për referendumet lokale nuk e kanë bërë ata si njësi politike, por vetë banorët e zonës. Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, tha që kërkesa është bërë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. E gjithë kjo, ndodhi gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ, e cila u mblodh për të shqyrtuar kërkesat për referendumet lokale.

Edhe pse kjo mbledhje nuk zgjati shumë pasi u shty për ditën e premte, duket se opozita u dekonspirua në mënyrë spontane nga drejtuesja e këtij institucioni. Kjo ndodhi në momentin që përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste kërkuan shtyrjen e kësaj mbledhje, me pretendimin se ju duhej më shumë kohë për të lexuar dhe verifikuar dokumentacionin dhe identintitetin e grupit nismëtar. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas dikutimeve e pranoi kërkesën që paraqiti përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, dhe ia delegoi administratës së KQZ t’i dërgoi brenda ditës gjithë dokumentacionin e nevojshëm përfaqësuesve të PS-së. “Administrata ka afat deri në orën 12 të natës të ditës së sotshme (dje), që t’i dërgoj përfaqësuesve ligjor të PS-së gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të lexuar dhe verifikuar. Partisë Demokratike s’është nevoja se i ka bërë vetë kërkesat”, artikuloj kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi.

Shtyrja
Mbledhja e KQZ-së për referendumet lokale u shty për ditën e premte në orën 9: 00. Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj, tha se kishin kaluar vetëm 24 orë kohë nga njoftimi dhe marrja e dokumentacionit nga ana e tyre, dhe e konsideroi sit ë pa mjaftueshme këtë kohë. Ai theksoi se vetëm në kohë zgjedhjes mund të ndodh që të ketë një kohë kaq të limituar për leximin dhe verifikimin e dokumentave nga përfaqësuesit ligjor të partive politike. “Nuk kërkoj të shtyhet pafundësisht, por një shtyrje logjike, pasi këtu mungojnë edhe dokumentet identifikuese të 12 nismëtarëve”, tha Gjonçaj. Ndërkohë, anëtari i KQZ, Hysen Osmani theksoi se kërkesa e përfaqësuesve të PS-së nuk është e gabuar, por ai në të njëtën kohë tha se verifikimet e grupit nismëtar janë përgjegjësi e administratës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS