TIRANE- Kërkesat për referendume lokale pritet që të shtohen edhe më shumë. Numri i kërkesave për këto referendume që do t’i paraqitet Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve pritet që të shkojë në rreth 250. Paraprakisht, kryetarët e njësive vendore si edhe degët e PD-së në këto njësi po punojnë që të grumbullojnë firmat e nevojshme në mënyrë që të plotësojnë kërkesën që më pas do t’ia paraqesin KQZ-së. Paraprakisht, çdo nismëtar për këto referendume po shkon në zyrën e PD-së ku po merren edhe konsulencën juridike nëse kërkesa e tyre është e sakë.
Deri ditën e premte në ambientet e Partisë Demokratike shkonin nismëtar të këtyre referendumeve të cilët me dosje në dorë i adresoheshin zyrës ligjore të PD-së ku merrnin aprovimin nëse dokumentacioni i tyre është i saktë apo jo. Kësisoj pas çdo kërkese të depozituar në KQZ-së është marrë më parë aprovimi ligjo i PD-së.
/Shqiptarja.com