Referendumet, Lulzim Basha
jep direktivat krerëve të PD-së

TIRANE- Partia Demokratike ka vijuar dje organizimin e saj për referendumet lokale. Kryetar i PD-së, Lulzim Basha mblodhi dje në selinë e PD-së kryetarët e njësive vendore si edhe kryetarët e degëve të PD-së për të koordinuar punën ndërmjet tyre për të vijuar procedurën për plotësimin e të gjithë dokumentacionit për njësitë vendore. Në këta takim Basha ishte i shoqëruan nga Arben Ristani, si një ekspert i çështjeve zgjedhore i cili i dha rekomandimet e tij të gjithë kryetarëve të njësive vendore dje krerëve të degëve për mënyrën se si duhet të procedohet për të zhvilluar referendumet lokale.

Mbledhja
Ndonëse mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, burime nga takimi bënë me dije se Basha i kërkoi të zgjedhurve vendore që të përgatiten për mbledhjen e firmave deri në përgjigjen e KQZ-së për zhvillimin e referendumeve.

Çdo kryetar njësie duhet të mbledh firmat të shoqëruara me fotokopje të letërnjoftimeve në mënyrë që ata të jenë gati për të depozituar të gjitha dokumentet pranë institucionet. Burimet bënë me dije se këto direktiva ia ka dhënë ish-kryetari i KQZ-së Arben Ristani, ndërsa Basha nga ana e tij i kërkoi atyre që të bëhen gati për të përgatitur platformën e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore. Takimi në PD zgjati për rreth 40 minuta ku krerët e degëve të partisë dhe të zgjedhurit vendorë morën direktivat nga krerët e demokratëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)