Referendumi i importit të mbetjeve,
Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Referendumi i importit të mbetjeve, <br />Kushtetuesja tërhiqet për vendim
TIRANE - Gjykata Kushtetuese është tërhequr sot për të marrë vendim lidhur me kërkesën e paraqitur nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave për zhvillimin e një referendumi që synon shfuqizimin e një pjese të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kërkesa mbështetej edhe nga një peticion i firmosur prej 60 mijë qytetarësh.

Gjatë seancës, avokati i AKIP, Dorian Matlia, e quajti nenin 49 të ligjit, një kalë troje, që relativizon bllokimin absolut, që, pjesa tjetër e ligjit, mban ndaj mbetjeve të rrezikshme.

Avokatja e KQZ-së nga ana e saj vuri në dukje se, pavarësisht nga disa parregullsi, ekzistonin 50 mijë nënshkrimet e kërkuara nga ligji për referendumet. Por, avokatja e Kuvendit kundërshtoi duke thënë se një pjesë e firmave të peticionit të AKIP, kishin probleme vërtetësie; 70% e kampionit të marrë nga policia shkencore për verifikim ka rezultuar i falsifikuar, tha ajo, ndaj duhet të ishin verifikuar të gjitha firmat.

Edhe përfaqësuesi i Qeverisë, Igli Kaso, arsyetoi nga ana tij se kërkesa kundër importit të mbetjeve duhej hedhur poshtë, pasi cenonte Kushtetutën, ndërsa Zv.Ministri i mjedisit, Taulant Bino, theksoi se, nëse ndalet importi, industria e riciklimit në vend do të falimentojë për mungesë të lëndës së parë.

Nismëtarët e kërkeses së AKIP-it janë emra të njohur të shoqërisë civile, si Kozara Kati, Ermira Pirdeni, Andi Tepelena, Yllka Hida, Lavdosh Feruni, Leart Kola, Elton Kacidhja, Blendi Kajsiu, Andi Kananaj, Geldona Metaj, Aldo Merkoçi, Rajmonda Stefa etj.

Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968