Deri në orën 15:00, Partia Demokratike thotë zyrtarisht përmes Albana Vokshit se kanë votuar 28 mijë e 379 demokratë në të gjithë vendin për referendumin e Berishës.

E pyetur për tkurrjen e numrit të anëtarësisë, Vokshi thotë se listat janë pastruar nga shqiptarët që kanë emigruar.

Referendumi për Berishën këtë 23 maj, nxori në pah një tkurrje të theksuar me rreth 25 mijë anëtarë të PD-së.

Të vetmet shifra zyrtare mbi anëtarësinë i përkasin 2021 kur partia drejtohej nga Lulzim Basha dhe asokohe numri i anëtarëve ishte rreth 75 mijë, ndërsa sot PD njoftoi se anëtarësia është 51 mijë e 737 demokratë.

Kjo shifër reflekton tkurrjen edhe për shkak të përçarjes së partisë, ku një pjesë e demokratëve iu bashkuan Berishës me Rithemelimin, ndërsa një pjesë te Lulzim Basha ose ikën të zhgënjyer nga lufta e brendshme.


Lajmi kryesor:

‘Bien zgjedhjet’, në PD referendum për kryetarin! Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia zbulohet 4 orë pas nisjes së votimit