Vendimi i marrë muajin e shkuar nga KQZ-së për mos miratimin e mbajtjes së tre referendumeve në Tiranë, është apeluar sot në kolegjin zgjedhor nga Partia Demokratike.

Kërkesa u depozitua pranë Gjykatës së Apelit nga kreu i Departamenti i Mjedisit në Partinë Demokratike.

Jamarbër Malltezi, kreu i këtij departamenti foli për mediat pas depozitimit të kërkesës.

“Partia Demokratike po apelon sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e militantëve të shumicës së shullazëve të KQZ për të refuzuar dhënien e formularëve ndaj qytetarëve të Tiranës për të mbledhur mbi 20 mijë firma që duhen për referendumet vendore”, tha ai.

Kërkesa e PD-së për zhvillimin e tre referendumeve në Tiranë, për mbajtjen ndërtimin e këndit të lojërave te Parku i Liqenit, ndërtimet në hyrjen e Liqenit Liqenit Artificial në Tiranë dhe për parkimin nëntokësor tek Parku "Rinia".

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)