KQZ vendosi në mbledhjes e sotme të shtyjë për të hënën shqyrtimin e propozit për mundësinë e refendumit lidhur ndërtimin e këndit të lojrave të Parku i Liqenit Artificilal në Tiranë.

Po në mbledhjen e së hënës, do të shqyrtohet edhe mundësia e dy referendumeve të tjerë: Për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek “Parku Rinia” në kryeqytet; Për ndërtimin e objekteve social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik.

Edhe projekt-vendimi “Për krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e cdo formulari vetëdeklarimi” i parashikuar të diskutohej në mbledhjen e sotme, do të shqyrtohet po në mbledhjen e së hënën.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ miratoi krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e çdo formulari vetëdeklarimi. Gjithashtu, KQZ miratoi modelin e regjistrit të posaçëm, ku do të regjistrohet çdo formularë vetëdeklarimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen zyrtare të internetit formularin e vetëdeklarimit, që është i aksesueshëm për të gjithë personat që kanë detyrimin për ta plotësuar dhe dorëzuar në KQZ.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)