TIRANE - Një arritje e rëndësishme për shoqërinë shqiptare dhe një precedent shumë pozitiv e cilëson Aleanca Kundër Importimit të Plehrave dekretin e presidentit Nishani për mbajtjen e referendumit për këtë çështje.
Në një deklaratë të kësaj organizate, theksohet se “ky dekret mbyll me sukses fazën e parë të betejës qytetare për të mbrojtur ambientin dhe jetën në vendin tonë. Data 22 Dhjetor u jep mundësinë edhe shumë bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë jashtë dhe që kthehen në atdhe me rastin e festave të fundvitit të shprehin vullnetin e tyre në lidhje me importin e mbetjeve. Prandaj më 22 Dhjetori shqiptarët do të kenë mundësinë të votojnë në një referendum vërtetë mbarëkombëtar.”
AKIP vlerëson se në këtë mënyrë do të ndalohet importi i çdo lloj plehre në vendin tonë, që sot është i mbushur me plehra kudo. “Për ta bërë Shqipërinë një vend të pastër, një vend me dinjitet që ofron mirëqenie për qytetarët e vet dhe kënaqësi për vizitorët e huaj, të cilët pa dyshim do jenë më të shumtë në një Shqipëri më të pastër”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com