Referendumi për mbetjet
KQZ miraton mbledhjen e firmave

Referendumi për mbetjet<br />KQZ miraton mbledhjen e firmave
Vendimi KQZ-së për lejimin e mbledhjes së 50 mijë firmave të nevojshme për mbajtjen e një refendumi kërkuar nga “Aleanca kundër importit të plehrave”, është cilësuar nga përfaqësuesit e kësaj aleance si një fitore e parë.

Mesditën e djeshme KQZ ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër importit të plehrave, por nga ana tjetër ka rënduar procedurat që duhet të ndiqen për marrjen e firmave. Personat që firmosin formularin e mbajtjes së referendumit, duhet të dorëzojnë një fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit. Një kërkesë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Salianji dhe përfaqësuesit e Aleancës kundër importit të plehrave.

Kërkesa për shtimin e dokumentacionit që duhet të dorëzohet për të miratuar referendumin popullor ka ardhur nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, i cili ka dyshon mbi vërtetësinë e firmave që do të dorëzohen.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve