TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga disa komuna, derisa Gjykata Kushteuese të shprehet për kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në
KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që në mbledhjen e sotme të ishin prezentë dhe grupet nismëtare, që kanë kërkuar referendumin, pasi kjo lidhet me një çështje shumë serioze.
"Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë e PD-së për shpalljen antikushtetuese të ndarjes së re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së", u shpreh juristi Gjonçaj.
Por, propozimet i tij u kundërshtuan nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, pretendimi i Gjonçajt, që kërkuesit të jenë prezentë në sallë nuk përbën një detyrim ligjor, ndërsa sa i takon çështjes së Kushtetueses, Kosovrasti tha se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për ndarjen territoriale si
antikushtetues. Lidhur me kërkesën për referendum qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre, nënvizoi përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Pas propozimit të PS-së, administrata e KQZ-së mori 15 minuta kohë per t'u shprehur lidhur me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për referendum.
Më 30 tetor një grup prej 15 nismëtarësh depozitoi në KQZ kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi vendor, në nivel të njësisë bazë të qeverisjes vendore. /ATSh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32