'Tentativë për të mashtruar demokratët dhe për të krijuar parti anti-amerikane', kështu e ke konsideruar Ervin Salianji referendumin që do të mbahet nesër në të gjitha degët e PD në rrethe, për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Salianjit, pas datës 18 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, përveç zbatimit të vendimmarrjeve që do të merren në Kuvendin e PD.
" Siç e shikoni jo vetëm që nuk ka kyçe në dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk ka dryna, jo vetëm që nuk ka brava ka njerëz të cilët vijnë dhe punojnë, ora është 22:30 dhe ka njerëz që vijnë punojnë, kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së që kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen por po tërheqin kartat e delegatëve dhe po punohet si strukturë për të qenë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18. Jo që oja të komuikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike. Cilido që ka punuar për PD-në çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qenë në beteja të përbashkëta për PD-në duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re e cila pa diskutim kërkon që ti krijojë probleme PD-së por që në thelb ka mbledhjen e sentimenti anti amerikan dhe pa diskutim interesin personal të Sali Berishës. Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edh pas mitingut të vogël sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegatë një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë njerëz me përgjegjësi siç i kemi parë padiskutim që do bëjmë çdo përpjekje për të qenë, nuk janë aty dhe jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe në si drejtues së saj por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re. Është e qartë retorika e politike e foltorisve u tha që në datën 11 do të ketë shkarkim do të ketë ngarkim nuk do të ndodhë asnjë gjë nga këto 12 kaloi data sot është 16 dhe nuk ka ndodh asnjë gjë e tillë dhe asnjë gjë nuk do të ndodhë mbas 18 përveç zbatimit të vendimmarrjeve që do të marrë shumica e delegatëve në kuvendin e vetëm dhe legjitim të PD-së në datën 18. Nuk do të doja dhe ky nuk është një lajm i mirë që dy prej kryetarëve të degëve të qarkut të Korçës, si i Devollit edhe i Kolonjës janë shkarkuar nga kryesia e partisë për shkak të mos zbatimit të udhëzimeve do të bëjmë çdo përpjekje që dhe persona që janë kryetarë grup seksionesh apo që janë në funksione në PD-ë të ulemi të dëgjojmë mosdakordësisë por jo të shkohet drejt po themi tentativave për krijime të partive të reja sepse këto nuk i shërbejnë PD-së dhe PD-ja do të ketë të gjithë predispozicionin për t'i dëgjuar dhe për ti përfshirë për të bashkëpunuar por jo për të toleruar dëmtimin e aksionit opozitar dhe dëmtimin e interesave të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Dega e Korçës ka pasur rezultatin më të mirë historik rezultatin më të mirë dhe se sa në 2009 kur PD-ja ka pasur qeverinë qendrore, ka pasur shumicën e komunave edhe në atë që përbën sot bashkinë e Korçës, dega ka pasur rezultat më të dobët numri i votave në % të marra nga PD-ja e degës së Korçës ka qenë më i larti dhe rezultati më i mirë pa diskutim që problematika e cila ka ardhur post zgjedhjeve për shkak të imponimit të personave pa kontribute në këtë kur them për këtë e kam tek deputetët për të qënë i qartë të cilët krijuan probleme dhe besoj që do të zgjidhen duke diskutuar me njerëz që kanë dhënë kontribut dhe sakrificë për PD-në po themi këtu në qëndra dhe jo duke imponuat njerëz që as nuk u panë në fushatë, as pas fushate vetëm për hallin e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq. Nuk kemi asnjë problem, ato po themi grup seksione që kanë qenë në mos gaboj 6 sepse ato janë të rëndësishme janë zvëndësuar në mënyrë të menjëhershme të cilët po ashtu kanë qenë një nivel më poshtë kanë qenë sekretarë grup apo që kanë qenë në po të njëjtën grup seksioni kështu që PD-ja ka pafundësisht për fat të mirë burime njerëzore ashtu siç ka pafundësisht nevojë për të qenë të gjithë demokratët të bashkuar por është një proces i cili do të vijojë për të bërë të mundur mbledhjen e gjithë kontributeve", tha Salianji.
Lajmi kryesor: