Referendumi, populli grek
mesazh të qartë kreditorëve: "JO"

GREQI - Mesazhi i popullit grek ndaj kreditorëve ndërkombëtarë dhe veçanërisht ndaj Bashkimit Europian, ishte i qartë, megjithëse pritej një garë e ngushtë: 61.3% e votuesve i thanë ‘’jo’’ paketës së masave të propozuara nga kreditorët dhe vetëm 38.7% votuan ‘’po’’. Ministria e brendshme e Greqisë lajmëroi se në referendum kishin votuar 65% e grekëve me të drejtë vote.
 
Menjëherë pas daljes së rezultatit, kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se votimi në referendum tregoi se demokracia nuk mund ta shantazhohet. “Duke patur parasysh kushtet jofavorizuese, tha Cipras duke iu drejtuar popullit grek nëpërmjet televizionit, - ju keni bërë një zgjedhje të guximshme”.
 
Por, Cipras shtoi se mandati që ishte dhënë nuk është një mandat për shkëputje, duke hedhur poshtë kështu mundësinë që vota e së dielës ishte një votë për të dalë nga eurozona.
 
Por, ndërsa grekët që kishin votuar “JO” po festonin në sheshin Sintagma, nuk ndodhte e njëjta gjë në kancelaritë europiane.
 
Zëvendëskryeministri gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se bisedime të reja me Greqinë janë vështirë për tu imagjinuar dhe se Cipras me referendumin këputi çdo urë me Europën. Në të njëjtën linjë me Gabriel ishte dhe kreu i Eurogrupit, Jens Dijsselbloem i cili tha se rezultati i referendumit ishte vërtet për keqardhje. Martin Shulc, presidenti i Parlamentit Europian deklaroi se Europa po futej në kohëra dramatike dhe shumë të vështira nëse Greqia nuk bënte disa propozime kuptimplota në tavolinën e bisedimeve.
 
Një ton më pajtues kanë përdorur ministrat e financave të Italisë dhe Belgjikës, duke deklaruar se dera ishte e hapur për të rinisur bisedimet, të cilat mund të fillonin dhe brenda disa orësh.

Ora 23:50 Tsipras takon Presidentin Pavlopoulos: Të ndërtojmë perspektivën kombëtare
Rreth 1 orë pas konferencës për shtyp, kryeministri Tsipras grek ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin Pavlopoulos. 

"Populli dhe partitë dhanë shembull të demokracisë. Duhet të ndërtojmë perspektivën kombëtare. Të rikthejmë normalitetin, të gjejmë zgjidhje për ekonominë. Evropa shkon përmes kompromiseve"- ka deklaruar Tsipas në takim me Presidentin. 

Ora 22:55 Aleksis Tsipras: Do bëjmë negociata, nuk ka zgjidhje të lehta
Pas daljes për mediat të ministrit Varufakis, edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras ka përshëndetur vendimin e qytetarëve grekë duke u shprehur se referendumi është një fitore e madhe.

Pas kësaj ai ka deklaruar se nesër do të zhvillojë një takim me të gjithë liderët politikë në Greqi për të diskutuar rreth situatës dhe qëndrimin që do të mbajnë përballë kreditorëve.

“Referendumi është një fitore e madhe. Tani jemi të gjithë bashkë, do të kapërcejmë krizën. Nesër do takohem me të gjithë liderët politikë.”- tha Tsipras. 

tsipras

Ora 22:50 Schultz: Nisim programin e ndihmës humanitare për Greqinë 
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz duke parë rezultatin e referendumit në Greqi dhe krizën që sipas tij do të thellohet për qytetarët grekë ka deklaruar se të hënën ose të martën do të nis programi i ndihmës humanitare për shtetin helen.


Ora 22:40 Rusia: Greqia një hap më pranë daljes nga Eurozona.
Pas tyre ka reaguar edhe Rusia e cila përmes zv/ministrit të Financave e ka vlerësuar rezultatin e referndumit duke u shprehur se Greqia bëri një hap më pranë daljes së saj nga Eurozona.

Ora 22:25 Rezultati i Referendumit, Samaras dorëhiqet nga drejtimi i partisë Demokracia e Re
Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, i cili loboi për “Po” ndaj propozimit të kreditorëve ka dhënë dorëheqjen nga drejtim i partisë Demokracia e Re pas fitores së “JO”

Ora 22:00 Zv/Kancelari i Gjermanisë: Tsipras shkatërroi urën e fundit për një kompromis
Ndërsa numërimi i votave në Greqi po shkon drejt fundit me një rezultat të qartë për “JO” ndaj masave të ofruara nga kreditorët ndërkombëtarë, ka reaguar edhe  zv/Kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel.

Ai ka deklaruar se me këtë rezultat është shkatërruar edhe mundësia e fundit për një kompromis.

“Tsipras shkatërroi urën e fundit për një kompromis. Vështirë të imagjinohet për negociata të reja me Greqinë pas fitores së ‘JO’-së”- deklaroi zv/Kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel.

Ora 21:35 Varoufakis: Njerëzit thanë ‘JO’ të guximshme zgjasim dorën e bashkëpunimit
Ende pa mbaruar numërimi i votave në Greqi për Referendumin, por me një rezultat të qartë për "JO" , ministri i Financave greke, Varoufakis ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përshëndetur vendimin e marrë nga populli grek.

Njerëzit thanë ‘JO’ të guximshme. Do zgjasim dorën e bashkëpunimit me partnerët tanë. Duam të shërojmë edhe plagët për Europën. Kreditorët donin të na poshtëronin, kishin planifikuar të mbyllnin bankat tona. Kreditorët refuzuan ndonjë diskutim substancial- tha Varoufakis.

ministri financave grek



Ora 20:53 Numërohen gjysmat e votave, Greqia drejt vendimit "JO" 
Numërimi i votave për referendumin grek për të pranuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë po ecën me ritme të shpejta. Ndërsa ka kaluar 3 orë nga mbyllja e qendrave të numërimit janë numëruar 51 % e votave nga rezultatet paraprake rezulton se mbi 61 % e tyre kanë votuar "Jo". 
1


Ora 19:40 Ambasadori Dervishi për A1 Report: Duhen masa për të përballuar situatat
Ambasadori i Shqipërisë në Greqi Dashnor Dervishi, në një lidhje telefonike për A1 Report, flet për votën kundër në referendumin e mbajtur në Greqi.
Ambasadori thotë se nuk do të ketë efekte negative për shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj, megjithatë nënvizon se duhen masa për të përballuar situatat në të ardhmen.

"Janë ndarë në dy grupe. Ata që votuan Jo po festojnë. Problemi është se si do të vijojë dita e nesërme. Çdo të bëhet me taksat formale të propozuara me Greqinë. Bankat nuk mund të hapen pa vendosur nga BQE dhe Bankat greke.  Tsipras ka deklaruar që sonte do shkojë në Bruksel në negociata. Ndërkohë që qeveritë e disa vendeve të BE-së kanë kryer edhe mbledhje se si do të veprohet për të ardhmen. Në analiza të ndryshme ka filluar edhe një humor se Borxhliu do të vendosë për kushtet."- tha Dervishi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove