Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për media pas mbylljes së votimit ne referendum tha se maqedonasit përmes votës treguan se do të udhëtojnë në drejtim të BE-së.
Sot fitoi demokracia dhe qytetarët votuan për Maqedoninë Evropiane. Vota e qytetarëve tani duhet të kthehet në një aktivizëm politik në Kuvendin e Maqedonisë.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë
Zaev tha se se çështja do t’i kalojë Kuvendit, ndërsa paralajmëroi zgjedhje të parakohshme nëse nuk respektohet vullneti i shumicës.
VMRO- DPMNE të respektojë vullnetin e shumicës së atyre që dolën në Referendum, ose menjëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë
Zaev gjithashtu tha se duhen numëruar të gjitha votat për disa orë në menyrë që të dihet rezultati përfundimtar. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bërë e ditur se deri në orën 18:30 kishin dalë në votime 34% e qytetarëve.
Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.
Lajmi kryesor: