Maqedonasit bojkotojnë referendumin për emrin, votojnë në masë shqiptarët, pjesëmarrja 35%

Maqedonasit bojkotojnë referendumin për emrin, votojnë në masë shqiptarët, pjesëmarrja 35%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni

MAQEDONI - Mbyllet votimi në referendumin për çështjen e emrit të Maqedonisë. Sipas mediave vendase është njoftuar për incidente të vogla të cilat nuk shihen si të rëndësishme për ecurinë e votimit. Në orën 19:00 në të gjithë vendin u mbyllën qendrat e votimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë referendum nuk pritet të jetë më shumë se 35%. Mbi 1 milion e tetëqind mijë votues ishin regjistruar, ndërsa gjysma e tyre duhet të dalë në votime dhe mbi 450 mijë të votojnë pro, që referendumi të shpallet i vlefshëm. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 35% e trupit të përgjithshëm votues. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve. Ky është referendumi i dytë që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, duke përjashtuar një referendum të shqiptarëve në vitet nëntëdhjetë për kantonizimin e vendit që nuk u njoh nga autoritetet. Referendumi i së dielës shikohet si historik për shkak të mundësisë së integrimit në NATO dhe afrimit me BE-në, apo rrezikut të izolimit, nga ana tjetër.

Analisti Naim Sinani: Kanë votuar rreth 520 mijë qytetarë
Naim Sinani, analist në Maqedoni, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se në referendumin për emrin kanë marrë pjesë rreth 520 mijë qytetarë me të drejtë vote. Sipas tij, pjesëmarrja më e ulët ka qenë në vendbanimet maqedonase, ndërsa në ato shqiptare të dhënat janë më optimiste. 

Ka rënë në sy numri i ulët i votuesve, në vendbanimet maqedonase më tepër. Shqiptarët e maqedonisë kanë qenë më të interesesuar për këtë referendum, për të qenë pjesë e BE dhe NATO-s. Kanë votuar deri në orën 17:00 mbi 520 mijë votues. Në vendbanimet maqedonase ka edhe qendra votimi ku nuk ka pasur asnjë votë. Si zakonisht, edh enë zgjedhjet parlamentare, numri i votuesve në Maqedoni sillet rreth 50%. Siç e thash, numri më i madh i votuesve pritet të jetë në vendbanimet shqiptare. Pritet që kjo shifër të përmirësohet disi gjatë dy orëve të fundit përpara mbylljes së Qendrave të Votimit. Kryeministri Zaev ka thënë se referendumin do ta vlerësoj të suksesshëm nëse arrin mbi 500 mijë vota, për të vijuar më tej me bisedimet me Greqinë për emrin. 

Analisti Naim Sinani

Ish kreu i KSHZ, Jakupi: Pritet që ''Po'' referendumit të jenë 85% e votuesve
Për Report Tv, ish-kryetari i KSHZ, Suhbi Jakupi, tha se pritet që pro referendumit të kenë votuar rreth 85% e pjesëmarrësve në votime. Jakupi vlerësoi se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk janë shënuar incidente. 

Pjesëmarrja e votuesve është mbi 35 %. Nuk do të zgjasë më shumë se dy orë numërimi i votave. Gjatë votimit nuk ka pasur incidente. Besoj se mbi 85% të votuesve kanë votuar pro. 

Suhbi Jakupi, ish-kryetar i KSHZ

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Referendumi në Maqedoni, Zaev: Mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për media pas mbylljes së votimit ne referendum tha se maqedonasit përmes votës treguan se do të udhëtojnë në drejtim të BE-së.

Sot fitoi demokracia dhe qytetarët votuan për Maqedoninë Evropiane. Vota e qytetarëve tani duhet të kthehet në një aktivizëm politik në Kuvendin e Maqedonisë.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Zaev tha se se çështja do t’i kalojë Kuvendit, ndërsa paralajmëroi zgjedhje të parakohshme nëse nuk respektohet vullneti i shumicës.

VMRO- DPMNE të respektojë vullnetin e shumicës së atyre që dolën në Referendum, ose menjëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Zaev gjithashtu tha se duhen numëruar të gjitha votat për disa orë në menyrë që të dihet rezultati përfundimtar. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bërë e ditur se deri në orën 18:30 kishin dalë në votime 34% e qytetarëve.

Ligji maqedonas kërkon që në referendum të marrin pjesë mbi 50%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë