Reforma e transparencës, Report Tv zbardh detajet e nismës së re të maxhorancës! Ja ku pritet të ndërhyhet  

Reforma e transparencës, Report Tv zbardh detajet e nismës së re të maxhorancës! Ja ku pritet të ndërhyhet  

Niko Peleshi

Tirane- Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, paralajmëroi sot një reformë të re që ka të bëjë me transparencën e qeverisjes.

Burime për Report TV dhe shqiptarja.com bëjnë të ditur se reforma për transparencën do të jetë një punë e përbashkët qeveri-parlament-parti për tu përgjigjur rekomandimeve të raporteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë pasur vërejtje për proceset vendimmarrëse në pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ. 

Ndërhyrja parashikohet në disa drejtime raporton gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Esiona Konomi.

Së pari: Ka të bëjë me miratimin nga qeveria/kuvendi të rregullave të reja ku çdo dokument/ligj/vendim/tenderim të jetë i gjurmueshëm në faqe publike dhe elektronike. 
Së dyti: Qeveria vetë do të ketë një kurs krejt tjetër në përfshirjen e publikut dhe medias në veprimtarinë e saj. Kjo do të përfshijë formate më të shpeshta të konferencave të shtypit si dhe të përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion. 

Të paktën ky është parimi i deritanishëm, e megjithëkëtë në Kuvend ata që kanë dijeni për këtë reformë, rezervohen për të dhënë më shumë detaje, të cilat do të publikohen nga kryeministri në ditët e adhshme.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bali: 03/09/2024 04:31

    "qeveri-parlament-parti" vetem kaq do mjaftonte per nje prokuror, qofte edhe te korruptuar, e jo me nga ata te SPAK, te arrestonte ne flagrance deklaruesin. Qeverie dhe Kuvendi jane organe kushtetuese. Partite organizime politike vullnetare. Epo edhe kjo kishte ngelur qysh qemoti- uniteti Parti-Shtet! Cfare felliqsirash per zotin.

    Përgjigju
    • O prokuror: 03/09/2024 12:26

      Bëhet fjalë për reagimin e partisë që është në pushtet sot, kur të vish në pushtet ti bëj si ke bërë gjithmonë ! Mos ngatërro aktin me faktin.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë