Reforma monetare gjysëm
shekullore, që ende nuk ka mbaruar 

Reforma monetare gjysëm<br />shekullore, që ende nuk ka mbaruar 
Reforma e ndryshimit të monedhës,lekut shqiptar, nisi 51 vjet më parë,pra një gjysmë shekulli,reformë e cila akoma nuk ka përfunduar. Me 1 janar 1965 sipas reformës monetare të vendosur më 1964, u zëvendësua leku i përdorur deri atëherë, me atë të ri. Me lekun e ri reduktohej një me dhjetë.

Pra 500 lekë i kohës , tashmë zëvendësohej me 50 lekë. Prerja me e madhe ishte 100 lekë, që i korrespondonte 1000 lekëshit të atëhershëm.

Mendohej se forma e re e monedhës do hynte në qarkullim shpejt, por ende më shumë se gjysmë shekulli, shqiptarët dhe organizmat shtetërorë, flasin më shumë me lekë të vjetër se me lekë të rinj.

Edhe pas reformës financiare të vitit 1991,me ndryshimin e sistemit politik, kur prerjet e monedhave kanë shkuar në vite deri në 5000 lekë, pothuajse shumica vijojnë të flasin me të “vjetër” dhe “të rinj”,bile mediat elektronike flasin edhe kundër normave drejtshkrimore,duke thënë “lekë të reja” në vend fjalës “të rinj”.

Turistët e huaj befasohen,po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.Shpesh gjatë luftës janë përdorur lekët ashtu siç flitej,me të vjetra,duke shtuar çmimet dhjetë fishin.
Emigrantët që kanë vite jashtë Shqipërisë, e kanë të vështirë tashmë të orientohen kur bëjnë këmbimin e lekut shqiptar.

Dyqanet vendosin etiketa me të reja, e në rrugë e mjedise gjithçka shkruhet me të vjetra. Kjo është historia e pabesueshme e monedhës në Shqipëri. Një histori me lekë të vjetër dhe lekë të rinj që bën konfuz këdo, me përjashtim të vetë shqiptarëve.

Po kur ka nisur kjo histori dhe si shpjegohet që ndryshe nga vende të tjera të botës që kanë pasur histori të ngjashme, Shqipëria vijon me këtë dyzim? Shqipëria nuk ka një histori pozitive me monedhën. Deri në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në qarkullim ishte monedha turke.

Po në këtë kohë përdoreshin njëkohësisht pothuajse të gjitha monedhat e vendeve të fuqishme evropiane, nga sterlina e franga e deri tek korona e lireta. Ne vitin 1926 u emetua leku, monedha vendase, e cila më pas emërtoi edhe kartëmonedhën. Emri i lekut u muar nga emri Aleksandër ,në nderim të Aleksandrit të Madh që mendohej se ishte shqiptar. Për historinë e lekut shqiptar,na ka lënë material me vlerë ekonomisti dhe shkrimtari Mitrush Kuteli.

2

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë