Reforma në ngërç kushtetues 
Nishani pa vendim për shortin e KED

Reforma në ngërç kushtetues <br />Nishani pa vendim për shortin e KED
Nga dita e djeshme deri të hënën, kreu i shtetit ka detyrimin kushtetues të hedhë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por në kushtet kur mungon ligji përkatës që përcakton kriteret, si do të veprojë Nishani? Ende nuk ka një vendim për këtë, por kreu i shtetit duhet të shprehet për rezultatet e tryezave të tij të konsultimit dhe për vendimin që ka marrë. Takimi i Presidentit të Republikës me përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk ka pasur një produkt të qartë mbi mënyrën se si do të zgjidhet ngërçit kushtetues për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 4 përfaqësuesit e partive politike parlamentare e kanë lënë topin në fushën e Presidentit, duke ja besuar atij zgjidhjen e kësaj situate e duke garantuar se do të pranojnë çdo vendim të marrë prej tij. Dilemës nëse duhet të zbatojë Kushtetutën, dhe 5 ditë nga hyrja e saj në fuqi, brenda 16 gushtit të hedhë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të KED-së, apo të presë miratimin e ligjit përkatës që specifikon kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, i ka dhënë sugjerim vetëm një nga katër përfaqësuesit e partive. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi mësohet të ketë parashtruar në takim sugjerimin se zgjidhja më e mirë është që kreu i shtetit të presë miratimin e ligjit, në mënyrë që Presidenti ta ushtrojë në mënyrë substanciale kompetencën e tij kushtetuese në procesin e ngritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në kushtet kur ky organ do të rifreskohet me anëtar të rinj me fillimin e vitit tjetër kalendarik. Tre partitë e tjera pjesë e tryezës nuk kanë dhënë sugjerime apo s’kanë mbajtur qëndrime konkrete se si duhet të veprohet, por kanë shprehur gatishmërinë se do të mbështesin vendimin e kreut të shtetit për zgjidhjen më të arsyeshme që ai mund të japë. Edhe nga takimi me juristët kreu i shtetit ka marrë më shumë se një qëndrim, cka nuk e ka ndihmuar atë të dalë me një rrugë të sigurt. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois