Reforma  Zgjedhore,  ankimimet PD e PS

Ankimet, hapja e kutive të materialeve zgjedhore
PS: Propozohet që me dy anëtarë të KQZ-së të hapen kutitë e materialeve zgjedhore, aty ku mund të ketë dyshime.

PD: Të marrë vendim Kolegji Zgjedhor, ose hapja e kutive të bëhet me një vendim me katër vota më KOmisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ose të jetë e kufizuar e drejta se kur du anëtarë kërkon të hapin kutitë e materialeve zgjedhore.

Komisioni qendror i zgjedhjeve
PS: Anëtari i 7. Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit, Dhoma e Avokatisë, Gjykata Kushtetuese të sjellë në komisionin e Ligjeve nga dy kandidat. 2 prej tyre do të kalojë në filtrin e votimit në Parlamentin e Shqipërisë

PD: Kërkon që KQZ të jetë dhe të zgjidhjet siç është proceduar deri tani. Por të rritet sjellja, duke vepruar më shumë si gjyqtar se sat ë zgjedhur nga politika.

Numërimin elektronik
PS: Ka heq dorë nga numërimi elektronik për këtë viz zgjedhor, ndërsa pranon një numërim pilot në disa zona
PD: Ka pranuar propozimin e PS, heq dorë pas kundërshtisë të ODIHR. “Ky është interesi më i parë i opozitës dhe i shqiptarëve në tërësi. Numërimi elektronik është një realitet me probleme të pamohueshme”, shprehet Berisha.

Identifikimi i zgjedhesve dhe kalimi online ne KQZ
PS: Kërkon që identifikimi i Zgjedhësve të bëhet aparatin e leximit të kartës dhe ta trasmetojë online të dhënat në KQZ. Por PS hoqi dorë nga kalimi onlinë në KQZ, duke i qëndruar strikt korrigjimeve të ODIHR.
PD: PD ka rënë dakord për propozimin e PS, por në bazë të kritikave të bëra nga ODIHR kanë hequr dorë në këtë vit elkekoral.

Data 24 Maj, çfarë po ndodh?
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka kërkuar t’i japë një kohë shtesë komisionit të Reformës Zgjedhore për të reflektuar në Kodin Elektoral të gjitha amendimet e bëra nga ODIHR. Ndërkohë koha e dhënë nga Fyle skadon ditën e sotme.
 Çfarë do të ndodhë me Reformën Zgjedhore?
Anëtarët e Partisë Demokratike kanë pretenduar se përmbyllja e Reformës Zgjedhore i takon Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa nuk detajojnë rrugën që duhet të ndiqet. Partia Socialiste pretendon se duhet të ketë tjetër takim me anëtarët e Partisë Demokratike të komisionit të Reformës Zgjedhore për të zgjidhur pikat e rëndësishme.
 Kush janë pikat?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe hapja e kutive të materialeve zgjedhore janë dy pikat që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk po gjejnë konsensusin. Të dyja palët nuk kanë lëvizur deri ditën e djeshme nga qëndrimet e tyre fillestare.e tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor