TIRANË - E konsideruar si një emergjencë kombëtare, reforma në arsimin e lartë, parashikon ndërhyrje radikale në të gjitha drejtimet e zhvillimit të arsimit të lartë, në financimin, në procedura, në vlerësime dhe në monitorime e kontroll.
Vendosja e kriterit të notës mesatare, për ata që do të ulen në auditorët e universiteteve shqiptare, konsiderohet nga anëtarët e komisionit të reformës në arsimin e lartë si zgjidhja e parë e domosdoshme për t’u drejtuar nga cilësia.
Vitin e parë, 6 do të jetë nota mesatare kufi për t’u pranuar në universitet, dhe më pas do të shkohet drejt 7-ës.
Kriteri i notës mesatare nuk do të vlejë për Artet dhe Sportet, pasi ata do të vazhdojnë të përzgjidhen me konkurs, ndërsa do të rikthehen konkurset e pranimit edhe tek Mjekësia, sigurisht pasi të rinjtë i janë nënshtruar më parë Maturës Shtetërore.
Ndryshim rrënjësor parashikohet edhe për sistemin part-time, i cili do të vazhdojë të funksionojë, por do të dyfishohet kohëzgjatja e saj, nga 4 vite që është aktualisht në tetë vite, ndërsa do të vendosen kritere më të rrepta për ata që do ta ndjekin.
Ndryshime rrënjësore do të pësojë edhe skema e re se si do të shpërndahen fondet e buxhetit të shtetit për universitetet publike. Universiteti do të ketë mundësi t’i përdorë si të dojë fondet e dhëna, por në fund të vitit do të auditohen nga ministria, dhe në rast se rezulton se paratë nuk janë përdorur mirë, do të penalizohen duke u ndërprerë fondet për vitin e ardhshëm.
Një ndër ndryshimet më të rëndësishme që pritet të reflektojë reforma e re në arsimin e lartë janë edhe tarifat e shkollimit të sistemit publik, që do të përafron me ata të sistemit privat.
Për studentët që bëjnë pjesë në kategoritë sociale në nevojë do të ketë mbështetje financiare nga shteti, ndërsa të tjerët mund të aplikojnë për kredi studentore që do të fillojnë ata paguajnë vetëm pasi të fillojnë punë.
Kërkimi shkencor do të jetë një tjetër pikë në fokus të skemës së re të financimit, por që nga ky fond do të përfitojnë edhe universitetet private të cilat do të garojnë me projekte konkrete me universitetet publike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO