Ministria e Arsimit dhe Sportit do të çojë për hetim të gjithë ata persona që lejuan shit-blerjen e diplomave dhe licencimin e institucioneve arsimore në kundërshtim me ligjin.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e cila gjatë një konference për shtyp, reagoi edhe ndaj akuzave të lëshuara nga deputeti i PD-së, Sali Berisha se reforma në arsim  po lë pa arsim një numër konsiderueshëm të rinjsh. "Ne duam të krijojmë një sistem arsimor transparent që në  thelbë të saj të ketë përgatitjen e brezave të rinjë për tregun e punës dhe jo krijimin e një tregu diplomash, prandaj para përgjegjësisë do vihen të gjithë ata që mbyllën sytë, shkelën ligjin, shitën e blenë diploma. Do bëjmë transparencë të plotë, do çojmë para organeve të drejtësisë drejtuesit e ministrisë që kanë licencuar institucione arsimore private në shkelje me ligjin", tha Ministrja Nikolla.

Duke u ndalur tek Matura Shtetore, Nikolla shtoi se rezultatet e marra këtë vit janë shumë pranë reales dhe na japi një pasqyrë të asaj çka ndodhur gjatë këtyre viteve, por kjo sipas saj nuk ka ndikuar tek kuotat për studimet e larta. "Nuk janë ulur kuotat në Universitete, këtë vit kemi vendosur 2800 kuota më pak, por rezultatet e Maturës Shtetërore janë pranë cilësisë së vërtetë. Ku është shifra 11 mijë studentë më pak? Kjo është fantazi absurde për të çoroditur rininë shqiptare, për të bërë me arsimin, ata që e lanë në këtë derexhe", tha Nikolla.

Duke folur për mbylljen e disa filjaleve të Universiteteve Publik në rrethe, Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës se po mbyllet filiali i Universitetit "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë.

Në fund ajo vuri në dukje një seri problemesh që janë gjendur edhe në isntitucionet arsimore publike.  "Mbi 90 % e universiteteve ishin pa staf të mjaftueshëm. Në 70 % të institucioneve publike, tha Nikolla, organet Kolegjiale merrnin vendime në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Ndërsa 100 % e tyre, sipas ministres, nuk respektojnë kriteret për përzgjedhjen e studentëve në master profesional. Ndërsa 70 %, nuk respektonin kriteret për regjistrime në master shkencor.", përfundoi Ministrja e Arsimit, e cila në fund tha se reforma aq shumë e baltosur nga opozita nuk ka në thelb shëndërrimin e diplomës një produkt për të fituar lekë, sic ndodhte dje, por ka në thelb të rinjtë,  t'i japim të rinjve krahët e së vërtetës dhe të cilësisë./ATSH/