TIRANE- Reformimi i drejtësisë duhet bërë duke përfshirë brenda saj dhe aktorët e këtij sistemi, siç janë dhe avokatët. Ky apel u bë nga kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë shqiptarë Saimir Visha gjatë konferencës së 2-të ndërkombëtare të Avokatëve Penalistë shqiptarë dhe atyre të rajonit.
“Po i japim një mësim dhe politikës, çdo lloj politike që vjen që pa mendimin e avokatit nuk mund të bëhet asnjë ligj qoftë material qoftë procedural penal. Ne do të bëhemi pjesë e çdo reforme në sistemin e drejtësisë”, tha Visha.
Po ashtu Visha tha se për sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit ajo mbështet nga avokatët, ku një grup prej tyre janë duke kontribuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë në ngritjen e saj.
“Ne përkrahim reformën e sistemit të drejtësisë pasi po e ndiejmë shumë që duke filluar që nga gjykata e lartë, Këshilli i lartë i drejtësisë duhet një ndryshim rrënjësor jo vetëm në bazë të rekomandimit që na ka dhënë Bashkimi Europian në kuadrin e pranimit të statusit të vendit kandidat për vend kandidat në Bashkimin Europian, por ne jemi ata që i prekim të gjitha problemet që ka drejtësia”, tha Visha.
Ndërkaq për avokatët të cilët jo pak herë janë bërë pengesë për shtyrjen e proceseve gjyqësore. “Faji nuk është gjithmonë i tyre”, deklaroi Visha, pasi janë instancat përgjegjëse ato të cilat pagesat e proceseve ku avokatët marrin pjesë. Shpesh herë këto bëhen me vonesë, vonesa të cilat arrijnë në 2 vite.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO