Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti bashkë-reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku diskutoi mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, ngritjen e SPAK e BKH, luftën kundër korrupsionit si dhe situata politike në vend. Në vizitën e tyre fakt-mbledhëse, pasi u njohën me të gjithë rezultatet që janë arritur, delegacioni bëri një vlerësim në secilin drejtim.
Ministrja Gjonaj, ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi, ku ndër të tjera shkruan: “Pata nderin të mikpres miqtë e Shqipërisë bashkë-reporterë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku ndamë biseda të hollësishme mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, ngritjen e SPAK e BKH, si dhe situatën politike në vend.
Në kuadër të kësaj vizite fakt-mbledhëse, mundëm të marrim nga delegacioni vlerësimet më të mira për të gjithë punën që kemi bërë deri më sot për rimëkëmbjen e plotë të shtetit të së drejtës, i cili me hapat që ka bërë dhe bilancin që ka shënuar, padyshim është një surprizë unike për të gjithë ndërkombëtarët që e përkrahën, dhe një realitet jetik për të gjithë shqiptarët që e ëndërruan. Kënaqësi të dëgjonim prej delegacionit fjalët më çmuese për punën tonë, ku i sigurova se misioni ynë do të vijojë më tej me zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme, për të oksigjenuar plotësisht të gjithë hapësirat që deri më sot kanë cenuar raportin e qytetarëve me sistemin e drejtësisë”, nënvizon Gjonaj.
Delegacioni përbëhej nga Andrej Hunko nga Gjermania, përfaqësues i grupit parlamentar të së “Majtës së Bashkuar”, Joseph O’Reilly nga Irlanda, përfaqësues i grupit parlamentar i Partive Popullore Europian, Bas Klein zv/shef i Sekretariatit në Komisionin Monitorues, si dhe shefja e zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri Znj. Jutta Guezkow.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
Akoma eshte ne ministre drejtesije shoqja 700EURO NATA
Përgjigju