'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

Eksperti i fushës së ligjshmërisë, Ilir Çepani thotë se reforma në drejtësi është e paralizuar. I ftuar në "Studio Live" në Report TV, ai tha se për reformën në drejtësi në Shqipëri nuk u aplikua një model i vendeve të tjera, dhe se SPAK nuk iu krijuan hapësirat e plota ligjore për të kryer operacionet. 

“Reforma në drejtësi i dha SPAK një autoritet si strukturë e posaçme, duke e futur në këtë strukturë edhe një të re hetimore, BKH. Kjo reformë që u bë në Shqipëri nuk është aplikuar në asnjë vend të botës, pra është pjesë e nismës shqiptare deri në fund. U fol në fillim për  një konsulencë dhe pas ishin agjencitë e vendeve kryesore si SHBA, Britania e Madhe por modeli që zgjodhën për këtë reformë është aplikuar vetëm me fjalën si strukturë e posaçme. Në Serbi me krimin e gjykatës së posaçme dhe në Kosovë gjykata tribunale e Kosovës. Pra në vende të tjera konsiderohen struktura të specializuara hetimore, që janë gjithnjë brenda sistemit të prokurorisë duke qenë të posaçme. SPAK nuk iu krijuan hapësirat e plota ligjore që të bënte ato operacione në fushën e hetimit proaktiv dhe reaktiv. Pra u ndoq një rrugë që se kanë vendet e tjera që duhet të përdorim si model”, u shpreh ai.

Duke marrë shembullin e Britanisë dhe Gjermanisë, ai tha se Prokurori duhet të varet nga ministri i Drejtësisë. Sipas tij, SPAK ka nevojë për riorganizim dhe se duhet të ndahet nga BKH. 

“Reforma e drejtësisë nuk po themi dështim por është e paralizuar sot. Nisemi nga statistikat për këtë gjë. Çfarë duhet bërë? Nisma në Komisionin Xhafaj duhet të përfshijë në reformën në drejtësi, reformimin e disa strukturave. Ka mbivendosje e organeve të ndryshme si KED, KLD dhe KLP ndërkohë që kemi modele të mira, si italian dhe gjerman. Kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që merren me performancën, karrierën dhe procesin disiplinor të magjistratëve. Në Itali, organi superior i administrimit të drejtësisë është organ tek po dominojnë gjyqtarët dhe prokurorët, por presidentin e ka formal. Ai ka në dorë të dekretojë vetëqeverisjen e brendshme të sistemit të drejtësisë. Pra, të mos merret politika e parlamenti. Unë dua të them që për të folur për SPAK, duhet të ndajmë institucionin e SPAK nga prokurorët. Institucioni i SPAK ka nevojë për reformim dhe kjo fillon me shkëputjen e agjencisë hetimore. Dumani pranoi se nuk i ka dot mundësitë dhe infrastrukturën të hetojë. Nuk e përballon dot me 23 prokurorë me mijëra kallëzime.”, u shpreh Çepani. 

Ai gjithashtu tha se brenda SPAK nuk ka një hierarki që të merret me problemet e brendshme që mund të lindin. 

“Ana tjetër është se organi i prokurorisë ka sisteme dixhitale, por janë të pamjaftueshme se nuk ekzistojnë këto platforma nëse nuk integrohen sistemi policor dhe agjencitë e tjera. Secili organ kur zbatohen një protokoll ka ndarje përgjegjësish dhe detyra. Autoritetet që merren me mbikëqyerjen dhe kontrollin shikojnë ecurinë e hetimit. Pra, këta inspektorë mungojnë. Kjo duhet të korrigjohet. Por thembra e Akilit është reformimi dhe ndarja nga BKH ose të kalojë në modelin anglez e gjerman.”, u shpreh Çepani. 

Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE

Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE