Pas takimit me me 15 prokurorët e SPAK, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka takuar gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), shkalla e dytë e vetingut.
Në një postim Kim thotë se ata kanë përgjegjësinë më të vështirë, dhënien e gjykimit përfundimtar dhe se pavarësisht presionit kanë vazhduar me zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
"Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi".
Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.
Komente







