Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, kanë mbledhur sot në një tryezë aktorët kryesorë politik në vend si dhe trupën gjyqësorë, për reformën në drejtësi.

Në tryezën e cila po zhvillohet në ambientet e Hotel Tiran, janë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kryetari i PD-së Lulzim Basha, ambasadorë të akredituar në vendin tonë si dhe gjyqtarë.

Të pranishmit në këtë tryezë, pritet të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë reforme të rëndësishme, nga ku është thënë nga të gjitha palët se është një domosdoshmëri për të mbajtur sistemin e drejtësisë sa me larg nga ndërhyrjet politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës nëpërmjet Komisionit të Venecias, do të monitorojnë çdo hap të reformës në drejtësi për të cilën sot në këtë tryeze palët do të japin opinionet e tyre për të arritur ne konkluzione të përbashkëta që duhen ndjekur për kryerjen e kësaj reforme.

"Eshtë nismë serioze për të kryer një reformë serioze. Duhet të jetë tërësore dhe gjithëpërfshirëse", theksoi në fjalën e tij Presidenti Bujar Nishani.