Nis zbatimi i reformës së ujit! 12 bashki bashkohen në 3 ujësjellës! Ngrihen drejtoritë e para në Durrës, Pogradec e Korçë

TIRANË- Nis zbatimi i reformës së ujit. Në ministrinë e Infrastrukturës u nënshkruan marrëveshjet e për krijimin e tre shoqërive të para të Ujësjellës-Kanalizimeve, ku nga 12 ujësjellës do mbeten vetëm tre.

Konkretisht krijohet Ujësjellësi i Ri i Durrësit që përfshin Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën. Ujësjellësi i Korçës që përfshinë edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin. Dhe ujësjellësi tjetër është i Pogradecit që përfshin edhe Përrenjasin.

Ministrja Belinda Balluku tha se bashkimet e ujësjellësve janë bërë mbi një analizë që ka më shumë se 1 vit që po punohet.

“Kemi bërë një analizë mbi kritere të cilat janë tre kryesoret dhe ka të bëj me afërsinë e territoreve të shoqërive që mbulojnë shërbimin. Burimet ujore ku janë dhe si shpërndahen dhe kemi vënë një kriter që ka të bëjë me numrin e abonentëve. Jo më pak se 25 mijë abonentë për një shoqëri të bashkuar”, tha Balluku.

Me reformën e re, qeveria shkrin 46 ujësjellës të vendit dhe do të jenë në total vetëm 15 drejtori qendrore, ku Ministria e Infrastrukturës zotëron jo më pak se 51% të aksioneve me të drejta vote.

“Agregimi i ujësjellësve është e vetmja mundësi për të shmangur problemeve të shfaqura deri më sot. Investimet nuk kanë munguar nga ujësjellësit por kanë qenë të fragmentuara, por tashmë do të jenë të plota që nga depot, sistemi shpërndarjes dhe vendosja e matësve. Synojmë një transformim të sektorit të ujit. Qëllimi kryesor është përmirësimi i shërbimit, duke ofruar uji 24 orë si dhe shëndoshja financiare e të gjitha kompanive që do të krijohen”, tha Balluku.

Riorganizimi i shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, vjen pas detyrimeve financiare të prapambetura që ato krijuan ndër vite teksa ishin në dorë të pushtetit lokal.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rigesi: 28/06/2022 16:59

    Popullit nuk i duhen fare se sa drejtori ka, opulli do UJE dhe kur do te kete 24 ore uji se kemi nje jete me bidona.... Dilni hapur dhe thoni KUR DO TE HIQEN FUCITE E BIDONAT NGA TARACAT SE LATE NAM..

    Përgjigju
    • Kistra: 28/06/2022 20:45

      ...edhe te jete i pijshem.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë