Shqipëria do të përfaqësohet nëpërmjet ministres së re, por sfidat dhe reformat mbeten të njëjta. Në takimin ministerial do të diskutohet për reformat strukturore të NATO-s e mandej edhe për cështjen e Afganistanit, kur dihet se në fund të vitit 2014, NATO do të largojë prej andej trupat luftarake, por do të ketë një tjetër mission të ndryshuar në teknikë, logjistikë dhe ndihmë për ushtrinë afgane.
“Reforma përfshin shkurtimin e forcave ushtarake në Shqipëri nga rreth 12 mijë të tilla që janë aktualisht, në 8000 mijë. Nuk është një axhendë e pandjekur më parë. Eshtë një reformë e lënë edhe nga qeveria e kaluar” sqaron për shqiptarja.com Artur Kuko, ambasadori i Shqipërisë në NATO.
Por reforma nuk duket e thjeshtë. Shumë pak vende, mes të cilave SHBA, Kanada madje edhe Estonia vitin e fundit, kanë arritur të ruajnë nivelin prej 2 përqind të GDP (sic kërkohet nga Aleanca) për të investuar për ushtrinë dhe reformat e brendshme.
“Ministrat në takimin e nesërm (të sotëm), sigurisht do të flasin për reformën. Kjo është ndër cështjet kryesore për të cilat ne bisedojmë me të gjitha vendet që nga samiti i Lisbonës. Ka pasur progress edhe Brenda zyrave tona. Reformë në komandon e NATO-s në zyrat qendrore të saj, por edhe stafi”, thotë për shqiptarja.com Oana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s në Public Diplomacy Division.
Zëdhënësja e NATO pranon se të 28 vendet anëtare kanë problem “në shtëpitë e tyre” sa i përket cështjes së reformës dhe plotësimit të dy përqind të GDP për investimet në forcat ushtarake. Por edhe për këtë problem, ministrat presin të gjejnë zgjidhje.
“Sekretari i përgjithshëm po inkurajon vendet që të bëjnë përpara në reformën në ushtri. Ndryshe nuk do të arrijmë të shohim rritje, por do të kemi një gropë më të thelluar mes NATO, SHBA apo edhe vendeve të tjera që ruajnë normat e përcaktuara të investimeve. Ndaj për këtë arsye reforma do të jetë në qendër të vëmendjes” thotë zëdhënësja Oana Lungescu.
“Po është e vërtetë, pranon ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko. Vec cështjeve të tjera, mund të ketë edhe të tilla diskutime. DUhet të kuptojmë se deri tani Shqipëria ka ruajtur normën e 1.2-1.4 përqind të GDP-së për cështjen e reformës në ushtrinë shqiptare”.
Duket se realiteti është pranuar edhe nga drejtuesit e NATO. Sidomos me krizën evropiane që preku pjesën më të madhe të vendeve të NATO. Kështu The Fiscal Times raportonte se planet e Francës për të shpenzuar 251 miliardë në ushtrinë e vet Brenda pesë viteve të ardhshme, pra rreth 1.3% e GDP ranë në 1.9 përqind këtë vit. Gjermania po ashtu sipas të njëjtit raport ka shkurtuar 10.7 miliardë dollar në buxhetin e ushtrisë për 2014. Sipas një raporti të dhjetorit 2012 nga Qendra për studime ndërkombëtare të avancuara në 10 vitet e fundit ka një rënie të buxheteve të mbrojtjes, cka tregon se kjo cështje është akoma larg për të qenë një prioritet në vendet e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve nuk janë të njëjta me studimet. “Cdo gjë shikohet me prioritet, thotë ambasadori ynë në NATO, Artur Kuko. Ju duhet të kuptoni se në gjithë këto vite, Shqipëria ka arritur të shkatërrojë 150 mijë tonë eksplozivë dhe nëse doni ta merrni me mend, kaq shumë eksploziv është e njëjtë me dyfishin e fuqisë së bombave në Hiroshimë e Nagasaki. Pra puna që është bërë gjatë këtyre viteve, është vërtet kolosale. Cështjet, edhe në NATO, nuk mund të shihen vetëm bardh e zi”.
Paul Savereux, i Divizionit të Planifikimit të Mbrojtjes, thotë një gjë tjetër sa u përket shkurtimit të fondeve, dhe i referohet, pa përmendur emra shtetesh, sidomos vendet e vogla e ato që janë anëtarësuar më pas në NATO.
“Paratë duhet të përdoren në mënyrën e duhur. Në disa shtete, kur ulen buxhetet ka probleme dhe ne jemi shumë të vëmendshëm. Ngaqë qeveritë nuk duan të prekin njerëzit, janë më të prirur që të prekin projektet. Dhe më pas kemi shumë probleme. Sepse duke prekur projektet ka probleme edhe me asistencën dhe trajimin e personave. Shkurt, mund të keni paisjet e reja por personat e patrajnuar. Kjo nuk e bën një ushtri eficente. MUnd të kesh ndonjë rezultat për disa vite, por në fund gjithcka mund të rezultojë një dështim. Ne i monitorojmë nga afër të gjitha këto vende” thotë Paul Savereux.
Nuk duket një cështje e panjohur për Shqipërinë. Më shumë se me njerëzit, qeveritë merren me projektet. Kjo edhe për shkak të punësimit. Por zyrtarët e NATO-s thonë se një gjë e tillë nuk do të jetë e thjeshtë. Do të monitorohen nga zyrat e NATO-s në qendër në Bruksel. Ndaj dhe reforma për Shqipërinë do të jetë e vështirë.
Sot, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila mbërriti ditën e djeshme në Bruksel, do të diskutojë paradite në një takim dypalësh të gjitha këto cështje, edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rasmusen. Takimi, përvecse do të jetë njohës për të dy zyrtarët, për shkak të detyrës së re të marrë nga ministrja Kodheli, do të ketë në qendër edhe temat që priten të diskutohen në ministerialin e dy ditëve në vazhdim.
KOSOVA
Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, tha për shqiptarja.com se në lidhje me Kosovën asgjë nuk ka ndryshuar nga misioni i KFOR aty. Sigurisht, ministrat mund të kenë shumë cështje që do të duan të ngrenë në këtë ministerial, por unë them se sa i përket KOsovës, Sekretari i Përgjithshëm e ka bërë të qartë se misioni do të vazhdojë. Këto diskutime janë bërë edhe në muajin shtator me presidentin Nikolic, ku është diskutuar për marrëveshjen, por edhe për misionin. Ne do të vazhdojmë të jemi në terren” deklaroi zëdhënësja Lungescu.
(sg/shqiptarja.com)